Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për të larguar nga pushteti presidentin e Irakut, Sadam Husein.
Presidenti amerikan tha mbrëmë vonë, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, se ishte i bindur që bota do të jetë më e sigurtë dhe më e paqtë pa liderin iraken.
‘Është politikë e vendosur e kësaj qeverie të shohë ndryshimin e regjimit dhe kjo nuk ka ndryshuar. Ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për t’a arritur këtë’, tha George Bush.
Zoti Bush i cilësoi ‘spekullime’ shkrimet e botuara javën e shkuar në Nju Jork Tajms, rreth një dokumenti sekret ushtarak që shtjellonte sulmin eventual mbi Irakun.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG