Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeministri turk Bulent Eçevit ka emëruar 4 ministra të rinj, pas dorëheqjeve të këtyre ditëve.
4 ministra dhe 26 parlamentarë të Partisë Demokratike të Majtë të Eçevitit kanë dhënë dorëheqje deri tani.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Bulent Eçevit, dhe zgjedhje të parakohshme.
Ministri i shtetit Hasan Gemiç, i cili dha dorëheqjen nga qeveria dhe partia e Eçevitit ka sqaruar publikisht arsyet e largimit.
“Deri tani, si anëtar i përgjegjshëm i Partisë dhe qeverisë kam pritur që zoti Bulent Eçevit të ndërmerrte hapat e nevojshme që do të qartësonin drejtimin e partisë, qeverisë dhe vetë Turqisë. Por kjo nuk ndodhi”, tha Gemiç
Eçevit nuk ka qenë në zyrë gjatë dy muajve të fundit për shkak të problemeve shëndetësore.
XS
SM
MD
LG