Ndërlidhjet

SREBRENICA - 7 VITE PAS


Don HILL



Pikërisht më 11 korrik, shtatë vite më parë, forcat serbe kishin mposhtur paqëruajtësit holandez dhe kishin bërë invadim të zonë së sigurisë të Kombeve të Bashkuara në Srebrenicë. Aty forcat serbe kishin marrë 7 mijë djem dhe burra boshnjak dhe pastaj i kishin ekzekutuar.
Nga koha e këtij zhvillimi të llahtarshëm mijëra refugjatë boshnjak mbeten shumë të rezervuar kur bëhet fjalë për këthimin në këtë hapësirë të vrasjes masive.
Sidoçoftë, qeveria amerikane dhe Ministria për Refugjatët dhe të Drejtat e Njeriut në Bosnjë të hënën e kaluar kanë themeluar projektin në vlerë prej 2.5 milionë dollarë me qëllim të këthimit të rreth 4 mijë vetave në Srebrenicë. Zyrtarët thonë se në Srebrenicë 7 vite më parë jetonin rreth 28 mijë boshnjak.
Me rastin e nënshkrimit të protokolit të këtij projekti ambasadori amerikan në Bosnjë Kliford Bond tha:
"Jemi të vetëdijshëm se për shkak të rrethanave të njohura procesi i këthimit në Srebrenicë ishte i ngadalshëm. Shpresoj se nënshkrimi dhe jetësimi i këtij projekti do të shtoj besimin e njerëzve kur bëhet fjala për këthimin në rajon. Shtetet e Bashkuara me mburrje marrin pjesë në këtë projekt", tha ambasadori amerikan në Bosnjë, Kliford Bond.
Të hënën forcat e NATO-s transferuan serbin Miroslav Deronjiq në Tribunalin e Hagës. Prokurorët e gjyqit thonë se Deronjiq ishte administratori kryesor i enklavës së Srebrenicës kur ajo ra në duart e forcave serbe.
Por, liderët më të kërkuar serb të Bosnjës që kanë të bëjnë me masakrën e Srebrenicës dhe krimet tjera – Radovan Karagjiq dhe Ratko Mladiq – ende nuk janë zënë.
Disa burime bëjnë të ditur se forcat e NATO-s në Bosnjë janë duke përgatitur operacion që gjatë javës së ardhshme të zënë Karagjiqin.
Por, me masakrën e Srebrenicës janë të ndërlidhur edhe paqëruajtësit holandez që atëbotë siguronin këtë enklavë që ishte shpallur zonë sigurie e Kombeve të Bashkuara.
Rrjedhimisht, Srebrenica ishte temë shumë e diskutuar edhe në Holandë në muajin prill të këtij viti kur nga një komision u konstatuan lëshimet e forcave holandeze. Atëbotë, qeveria e kryeministrit Van Kuk dha dorëheqje, por me kaq përfundoi çdo gjë. Në këtë temë redaktori i radios holandeze Hans De Vrej thotë:
"Ishte e qart se nëse qeveria nuk do të jepte dorëheqje, këtu do të fillonte hetim zyrtar paralementar që mbase më vonë do t'i detyronte ata të japin dorëheqje. Rrjedhimisht, ata në këtë formë shmangën largimin e imponura nga qeveria", thotë Hans De Vrej.
Por, ajo që habit është fakti se rasti i Srebrenicës në Holandë tash është harruar gati krejtësisht. Hans De Vrej këtë e shpjegon në këtë mënyrë:
"Mendoj se opinioni publik dhe institucionet politike ishin të preokupuara me vrasjen e politikanit të njohur Pim Fortun gjatë fushatës zgjedhore. Ky zhvillim bërë që për rastin e Srebrenicës të mbetet pak kohë dhe energji", konludon Hans De Vrej.

XS
SM
MD
LG