Ndërlidhjet

TIRANË


Në Shqipëri, organet drejtuese të Partisë Socialiste në pushtet, po diskutojnë lidhur me reformat brenda partisë, të cilat njehsojnë postin e kryetarit të partisë me atë të kryeministrit.
“Të hënën që vjen posti i kreut të partisë do të kombinohet me atë të kreut të qeverisë dhe unë nuk shoh asnjë arsye të largohem nga drejtimi i partisë”, ka deklaruar sot për mediat Fatos Nano, kryetari socialist.
Sipas Nanos kjo nuk është rezultat i krizës politike, por synon të forcojë qeverisjen socialiste.
Majko kryeministri aktual, i ardhur në këtë detyrë pak muaj më parë, ka thënë se është i gatshëm të pranojë vendimin, për të mos krijuar ndarje të mëtejshme në parti.
XS
SM
MD
LG