"IHT"/Carl BILDT
Ndërsa përballemi me efektet e rrënimit të procesit të paqes së Oslos për Lindjen e Mesme, është e lehtë të vërehen sfidat që paraqiten ne Ballkan. Çështja thelbësore, ajo e Kosovës është lënë e hapur.
Forcat e NATO-s hynë në Kosovë tre vjet të shkuara dhe e vunë nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, por lufta përfundoi pa një marrëveshje paqeje. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, me rezolutën 12 - 44 riafirmoi sovranitetin e Republikës Federale të Jugosllavisë mbi Kosovën, duke lënë në mënyrë indirekte statusin e saj të hapur.
Tre vjet të shkuara ekzistonte besimi se koha do të ishte faktor shërues, se hapa të vegjël do të shtronin udhën për kapërcimin e madh drejt marrëveshjes së paqes.
Në mënyrë të heshtur, kishte të atillë që shpresonin se një proces i ngjashëm me atë të Oslos do të funksiononte. Nëse do të kishte demokraci në Serbi dhe një farë vet-qeverisje në Kosovë, pakti që na shpëtoi ne në Rambuje do të ishte i mundur dhe çështja do të avanconte. Kjo pra ishte ajo që besohej.
Mirëpo kjo thjesht nuk ndodhi. Për sa kohë që çështjet esenciale mbeten të hapura, ne shohim se si pritshmëritë e njërës palë frikësojnë palën tjetër.
Pjesa dërrmuese e shqiptarëve dëshirojnë pavarësinë. Një shumicë në palën tjetër i kundërvihet me të njëjtin intensitet. Në rajon, çështja është po aq e diskutueshme. Jo rrallëherë plaga e hapur e Kosovës, ka shpërndarë infeksionin e saj përtej kufijve. Çështja e statusit final të Kosovës dhe për rrjedhojë ajo e strukturës së rajonit, nuk mund të shmanget për shumë kohë. Komuniteti ndërkombëtar humbi një mundësi kur pas rënies së Millosheviçit nuk arriti të merrej me këtë çështje. Tani ai duhet të pranojë rrezikun e një dështimi të tipit të Oslos në rajon.
Në Lindjen e Mesme, rezolutat 242 dhe 338 të Këshillit të Sigurimit kanë siguruar kornizën e përgjithshme për një zgjidhje që, megjithë nivelet e ndryshme të entuziazmit, është e pranueshme nga të gjitha palët. Në Ballkan, humnerat që veçojnë pozicionet e ndryshme janë shumë më të gjera dhe interpretimi i Rezolutës 12-44 në kohë, ka parandaluar mbylljen e zbrazëtive. Pritet që rajoni të lëvizë drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës dhe që ky të jetë një proces afatgjatë. Por, siç qëndrojnë gjërat aktualisht, një proces i tillë është e vështirë të fillojë. Shtetet nuk mund të integrohen nëse ka konflikte lidhur me faktin se cilat shtete janë ato, cilat rajone mbulojnë dhe si lidhen me njëri-tjetrin.
Tanimë Bashkimi Europian po has vështirësi rreth planeve për marrëveshjen e asociimit dhe stabilizimit me Serbinë dhe Malin e Zi. A do të mbulojë kjo, në përputhje me rezolutën 12-44, edhe Kosovën apo Kosova do të lihet krejt jashtë procesit ose ndoshta do të ketë një marrëveshje të vetën?
Shumë pyetje të kësaj natyre ngrihen. Zgjedhja qëndron në fakt, mes përpjekjeve për integrim dhe pranimit të dezintegrimit në rajon.
Ballkani mbetet një vend i keq për opsione të mira, por ne tashmë duhet ta kemi mësuar që më i keqi i të gjitha opsioneve është injorimi i nevojës për t’u përballur me situatat. Ne nuk duhet të shpresojmë më që një shmangie sipas modelit të Oslos, do të ndihmonte në zgjidhjen finale të çështjes. Ajo mund të çojë në rritje të tensioneve dhe shpërthime të papritura.
Uashingtoni dhe Moska, po e largojnë vëmendjen e tyre nga Ballkani dhe po ja lënë Bashkimit Evropian rolin e liderit për politikat ndaj rajonit. Por, BE-ja sprapset nga çdo përpjekje serioze për të trajtuar thelbin e çështjeve të rajonit. Ajo është mbërthyer në iluzionin se një formulë si ajo e Oslos do të funksionojë në Ballkan.
Po unë nuk mendoj kështu. Tre vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, është koha e fundit që ne të guxojmë ta adresojmë çështjen e paqes së Kosovës. Ne nuk bën të provojmë një tjetër dështim!