Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Sekretari i shtetit Colin Powell ka pranuar një letër nga lideri palestinez Yasser Arafat, në të cilën ai kërkon nga Uashingtoni ti bëjë presione Izraelit për tërheqje nga qytetet e Bregut perëndimor.
Zëdhënësi Richard Boucher tha se letra studiohet nga Departamenti i Shtetit, për të shtuar se Powell nuk planifikon të takohet me Arafatin.
Ndërkohë, në Jerusalem ushtria izraelite njoftoi se i ka hequr orët policore në qytetet Betlehem, Hebron dhe Xhenin. Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi në Nablus dhe Ramallah, ku gjendet selia e Autoritetit Palestinez.
XS
SM
MD
LG