Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i shtetit Kolin Pauell ka pranuar një letër nga lideri palestinez Jaser Arafat, në të cilën ai kërkon nga Uashingtoni t’i bëjë presione Izraelit për tërheqje nga qytetet e Bregut Perëndimor. Zëdhënësi Riçard Bauçër tha se letra po studiohet në Departamentin e Shtetit, por se zoti Pauell nuk planifikon të takohet me Arafatin.
Ushtria izraelite ka njoftuar ndërkohë se i ka hequr orët policore në qytetet Betlehem, Hebron dhe Xhenin dhe se ndalim-qarkullimi mbetet në fuqi në Nablus dhe Ramallah, ku gjendet selia e Autoritetit Palestinez.
XS
SM
MD
LG