Ndërlidhjet

NJU JORK


Bashkimi Europian, Rusia dhe Bosnja, kanë mirëpritur kompromisin e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që i dha fund në fakt, debatit tre javor për Gjykatën Ndërkombëtare për Krime dhe kërcënimeve amerikane për të vënë veton ndaj misioneve paqeruajtëse.
Në një rezolutë të miratuar njëzëri mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, paqeruajtësit të cilët vijnë nga vendet që nuk janë nënshkruese të marrëveshjes për Gjykatën, çlirohen për të paktën një vit nga çdo hetim.
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Joshka Fisher, tha sot se paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara nuk u nevojitet imuniteti për ndjekje penale.
Menjëherë pas miratimit të rezolutës mbi gjykatën, Këshilli i Sigurimit aprovoi edhe rezolutën për misionin në Bosnje dhe atë në siujdhesën Prevllaka.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG