Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell, ka deklaruar se udhëheqësi palestinez Jaser Arafat, mund të mbajë një rol simbolik, ndërkohë që është e menjëhershme nevoja për një udhëheqje të re palestineze.
Këto deklarata janë bërë para takimit të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë për të diskutuar zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.
Pauell do të takohet me Kofi Anan, Havier Solanën dhe Igor Ivanov, të cilët nuk e mbështesin kërkesën e presidentit Bush që Arafati duhet të zëvendësohet në mënyrë që të ketë një zgjidhje për paqen.
XS
SM
MD
LG