Ndërlidhjet

HULSMAN:"AMERIKANËT DO TË MBETEN NË BALLKAN DHE VEQANËRISHT NË KOSOVË"


John HULSMAN, ekspert për Evropën në Fondacionin "Heritigj" - Uashington


* Radio Evropa e Lirë
* Me rezolutën 12-44 Kosova është pjesë e Jugosllavisë, por është lënë e hapur çështja e statusit të saj. Shqiptarët kërkojnë pavarrësi. Këto ditë në Kosovë kishte edhe demonstrata. Për sa kohë mund të mbetet në fuqi kjo gjendje e përkohshme?

* John HULSMAN
* Nga të gjitha krizat në rajon ne në Uashington nuk jemi të gatshëm të definojmë pozicionin tonë lidhur me çështjen e Kosovës. Askush nuk ka përgjegje. Realiteti thotë se Kosova kurrë më nuk do të bëhet pjesë e Serbisë, pavarrësisht nga retorika. Nëse Kosova do të pavarrësohej kjo do të destabilizonte pushtetin në Serbi dhe Jugosllavi dhe këtë askush në Uashington nuk e dëshiron. Në njërën anë ne hezitojmë të lëvizim në drejtim të pavarrësimit, ndërsa në anën tjetër pjesa dërmuese e popullatës së atjeshme, 90 për qind e tyre, dëshiron dhe kërkon pavarrësinë. Tash për tash askush në Uashington nuk ka ndonjë ide kreative lidhur me këtë çështje. Mendoj se protestat dhe tenisonet në Kosovë në një perspektivë afatmesme do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Rrjedhimisht, duhet të fillojmë të mendojmë për një strategji të pranueshme, sepse në të kundërtën Kombet e Bashkuara do të fillojnë të përjetohen si pjesë e problemit dhe jo si pjesë e zgjidhjes së problemit.

* Radio Evropa e Lirë
* Uashingtoni gjithnjë e më shumë po largon vemendjen nga Ballkani, duke i lënë udhëheqjen Unionit Evropian. Por, Brukseli deri më tash ka ofruar vetëm status-kuo. Çfarë pasoja mund të ketë kjo?

* John HULSMAN
* Mendoj se është e natyrshme që Uashingtoni në zgjidhjen e krizës në Ballkan primatin t'ia lëshoj Unionit Evropian. Ballkani më shumë është në zonën e interesit të Brukselit se të Uashingtonit – si në planin ekonomik ashtu edhe në ate politik. Pra, është e natyrshme që Unioni Evropian të marrë udhëheqjen, veqanërisht në situatën kur është dashur të tërheqim një pjesë të trupave tona nga rajoni për t'i dërguar në Tora Bora në luftë kundër Al Kaidës. Megjithate, problem për Shtetet e Bashkuara paraqet fakti që pas lënjës së iniciativës në duart e Unionit Evropian, Uashingtoni duhet të ndjek politikën evropiane, madje edhe kur është e pakënaqur me te. Rrjedhimisht, mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë forma që pas skenës aleatëve evropianë t'u sugjerojnë disa zgjidhje....Për shembull marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi është fryt i punës së zotit Solana dhe jo e diplomacisë dhe iniciativës amerikane. Ne na është dukur se shumë çka në këtë marrëveshje ka mundur të bëhet më mirë, por ne këto sugjerime nuk do t'i bëjmë publike, përkundrazi do të jemi partnerë në këtë nismë diplomatike. Bashkëveprimi është i nevojshëm. Sidoqoftë, dua të them se ne amerikanët në Balkan ende kemi rol.

* Radio Evropa e Lirë
* Është vlerësim i përgjithshëm se Unioni Evropian nuk ka mekanizma të ndikimit në rajon që i kanë Shtetet e Bashkuara?....

* John HULSMAN
* Ky është një problem që evropianët duhet ta zgjidhin. Ne kemi problemet tona parësore, ndërsa Ballkani për Shtetet e Bashkuara aktualisht është problem sekundar. Kështu ka qenë gjithmonë, por tash që jemi të angazhuar në zgjidhjen e problemeve vitale gjetiu, është e natyrshme që Balkanin t'ia lëmë Evropës. Është e sakt se ata nuk disponojnë mjetet që ne i disponojmë, është e sakt që ata do të ofrojnë disa aletrnativa tjera – ekonomike, tregtare dhe diplomatike, por Shtetet e Bashkuara do të mbeten në rajon. Nuk kam dëgjuar nga askush që seriozisht të ketë folur për shembull për largimin nga Kosova – ky nuk është opcion. Në Maqedoni – de fakto – gjërat po i udhëheqin evropianët, ndërsa në Bosnjë trupat amerikane gradualisht po redukohen. Në teren kemi gërshetim të shumë zgjidhjeve dhe të modusit të pranisë amerikane, por ajo që është e rëndësishme është se amerikanët edhe më tutje do të mbeten në rajon dhe të interesuar për zhvillimet atje.

* Radio Evropa e Lirë
* A besoni në ardhmërinë e shtetit të përbashkët Serbi – Mali i Zi?

* John HULSMAN
* Mendoj se ajo që është bërë kohëve të fundit ka zhagitur për një periudhë hapjen e çështjes nëse kjo bashkësi mund të mbijetoi. Marrëvshja në të cilën po punohet përmbush vetëm interesat momentale të Serbisë dhe Malit të Zi. Por, koha do të dëshmoj nëse kjo ujdi do të shëndrrohet në një bashkësi shtetërore. Në këtë aspket unë jam skeptik.

XS
SM
MD
LG