Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush, i ka paraqitur drejtuesve të Kongresit një plan 100 faqësh lidhur me forcimin e sigurisë në vend, por pa i humbur vendit hapjen tradicionale.
Pas takimit presidenti Bush ka thënë se ky plan, nëse miratohet nga ligjëvënësit, do të njehsojë përgjegjësitë e sigurisë kombëtare në një kabinet, përgjegjësi të cilat deri tani janë të shpërndara nëpër 22 agjenci.
Presidenti amerikan tha se plani ka 3 pjesë: parandalimin e sulmeve terroriste, zvogëlimin e pikave të dobëta të vendit dhe përgjegjësitë e qeverisë në përgjigjje të një sulmi të mundshëm.
XS
SM
MD
LG