Ndërlidhjet

JERUSALEM


Trupat izraelite e kanë vrarë një palestinez të dyshuar për sulmin e djeshëm kundër një autobusi në Bregun Perëndimor.
Raportohet se militanti palestinez është vrarë në afërsi të vendbanimit izraelit, ku dje ishte organizuar pusia, në të cilën u vranë 7 izraelitë dhe u plagosën 14 të tjerë.
Në Nju Jork, përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë thanë se e njohin Arafatin si lider legjitim të popullit palestinez, përkundër thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për ndryshime në udhëheqësinë palestineze.
“Nuk shpenzuam shumë kohë për emrat e personaliteteve, sepse kjo është e drejtë e pamohueshme e palestinezëve”, tha sekretari amerikan i shtetit Colin Powell.
XS
SM
MD
LG