Ndërlidhjet

NJU JORK


Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Rusisë kanë ripohuar mbështetjen e tyre për krijimin e një shteti palestinez brenda 3 viteve të ardhshme. Këto deklarata janë bërë pas takimit të katërshes në Nju Jork, ku është diskutuar konflikti në Lindjen e Mesme.
Me përjashtim të Uashingtonit 3 përfaqësuesit e tjerë e njohin Arafatin si udhëheqësin e ligjshëm të palestinezëve.
“Nuk diskutuam shumë kohë për personalitetet. Me gjithë respektin për Arafatin, ky është një vendim që përfundimisht duhet të merret nga populli palestinez. Por si ka thënë dhe presidenti Bush, udhëheqja e deritashme nuk i ka sjellë pranë shtetit palestinez”, ka thënë Powell pas takimit.
XS
SM
MD
LG