Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte mbërriti sot në Beograd për të kërkuar bashkëpunim më të ngushtë të autoriteteve vendore me Gjykatën. Del Ponte ka kërkuar në vazhdimësi nga autoritetet jugosllave që të gjejnë dhe arrestojnë ish-komandandantin ushtarak të Bosnjes, Ratko Mlladiq.