Ndërlidhjet

PODGORICË


Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner vlerësuan se “në luftën e përbashkët kundër krimit dhe problemeve të tjera të vendeve në tranzicion, janë të nevojshme reforma më këmbëngulëse dhe forcimi i ligjit të së drejtës” – thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Malit të Zi. Në takimin e mbrëmshëm Gjukanoviq – Steiner u bisedua edhe për zbatimin e marrëveshjes së Beogradit dhe për “kontekstin rajonal të përmbajtjes së tij” – thuhet mëtutje në këtë kumtesë.
XS
SM
MD
LG