Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan i ka tërhequr vërejtjen Izraelit se shkatërrimi i shtëpive të palestinezëve dhe përzënia me dhunë e farefisit të sulmuesve vetëvrasës me bomba, paraqet ndëshkim kolektiv të popullit palestinez. Agjencitë e lajmeve informojnë se Shtetet e Bashkuara, palestinezët dhe grupe për të drejtat e njeriut kanë kritikuar planin për ndëshkim kolektiv, që paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk i zgjidhë problemet e sigurisë së Izraelit. Autoritetet e Izraelit dje kanë shkatërruar dy shtëpi të dy militantëve palestinez dhe kanë arrestuar familjet e tyre.
XS
SM
MD
LG