Ndërlidhjet

HAGË


Ish-kryetari jugosllav Zoran Liliq nuk ka pranuar të dëshmojë para Gjykatës për krime lufte në Hagë, në procesin kundër pasardhësit të tij, Sllobodan Millosheviq.
Liliqi kërkon nga presidenti aktual jugosllav, Vojisllav Koshtunica, garanci personale me shkrim për lirimin prej obligimit që të ruaj sekretet shtetërore. Javën e kaluar, qeveria jugosllave miratoi vendimin që Liliq dhe bashkëpunëtorët e tjerë të Millosheviqit të lirohen nga ky detyrim.
XS
SM
MD
LG