Ndërlidhjet

PLANET E SHBA - ve PËR INVADIM TË IRAKUT NGREJNË ALARM


NEW YORK TIMES



Gjëja e fundit që do ta dëshironte Evropa është akuzimi i saj për hezitim në rastin e Irakut.
Bisedimet në Amerikë për përmbysjen e Sadam Hyseinit me forcë ushtarake kanë alarmuar qeveritë evropiane. Ato thonë se çdo kalkulim i gabuar amerikan mund të minoi koalicionin ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit dhe shtojn se sulmi kundër Irakut mund të shkaktoj hendek ndërmjet Britanisë së Madhe dhe pjesës tjetër të Evropës.
Një zyrtar francez ka thënë se disa nga ndihmësit e presidentit Bush janë të preokupuar me Irakun, ndërsa Parisi me jetësimin e paqjes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
"Është me rëndësi krijimi i kolaicionit për paqjen në Lindjen e Mesme dhe jo i koalicionit për luftën kundër Irakut", thotë ky zyrtar francez.
Në kryeqendrat evropiane ekziston ujdi për rrezikun që paraqet qeveria e Sadam Hyseinit dhe mbase edhe për domosdoshmërinë për t'u konfrontuar një ditë me te.
Por, kjo ujdi zbehet kur apostrofohen prioritetet strategjike në Lindjen e Mesme. Havier Solana, shef i politikës së jashtme të Unionit Evropian thotë se do të jetë shumë vështirë të sigurohet mbështetje e gjërë për sulmet kundër Irakut nëse paraprakisht nuk bëhet progres drejt krijimit të shtetit palestinez.
Zyrtarët evropianë mendojnë se prioritet për qeveritë perendimore duhet të jetë marrëveshja izraelito – palestineze, sepse vetëm kështu thonë ata forcohet kredibiliteti i Perendimit në përballimin e militantëve myslimanë, që janë duke shfrytëzuar vështirësitë e palestinezëve për të intensifikuar mbështjen për dhunën në Lindjen e Mesme.
Madje edhe zyrtarë të lart të Britanisë së Madhe, aleatit më të afërt të Shteteve të Bashkuara, thonë se Uashingtoni duhet të bëjë presion në drejtim të një marrëveshje paqësore izraelito – palestineze, sepse në të kundërtën nuk do të jetë e mundur të sigurohet mbështetje për aksionin kundër Irakut.
Sidoçoftë, në Londër, Paris dhe Berlin pyetjet që i drejtohen Uashingtonit janë identike:
Kush do të garantoj integritetin teritorial të Irakut pas luftës? Cila qeveri do të zëvendësoj Sadam Hyseinin? A është e gatshme Amerika të invadoj dhe okupoj Irakun dhe pastaj për një dekadë ose më gjatë të mbroj qeverinë e ardhshme në Bagdad nga sulmet dhe diversionet e fiqnjëve siç janë Siria dhe Irani?Dhe në fund kush do të paguaj shpenzimet e luftës?
Zyrtari francez thotë se evropianët këto pyetje i kenë shtruar, por përgjegje ende nuk kanë marrë.

XS
SM
MD
LG