JOLYON NAEGELE
Zgjedhjet në Medvegjë dhe Preshevë, kryesisht të banuara me shqiptarë, duket të jenë të sigurta, por në komunën e Bujanovcit ato do të jenë një garë. Ndarjet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve atje janë të theksuara, serbët e dominojnë qendrën administrative, kurse shqiptarët fshatrat Konçul, Tërnovcin e Madh dhe Dobrosin, që ishin qendër e kryengritjes së shqiptarëve në vitin 2000-2001.
37 mijë votuesit e regjistruar në komunën e Bujanocit do të zgjedhin midis dy kandidatëve për kryetar të komunës: Novica Manojloviq, të mbështetur nga blloku serb, dhe Nagip Arifi, që e ka përkrahjen e komunitetit shqiptar dhe Partisë së Aksionit Demokratik.
Fitorja e Manojloviqit mund të kuptohet si vazhdimësi e dominimit 50 vjeçar socialist të serbëve. Nëse fiton Arifi, ai do të jetë kryetari i parë shqiptar i komunës.
Zgjedhjet tashmë janë kontestuar nga pohimet e politikanëve shqiptarë se 3000 emra të serbëve janë futur në regjistrat e votimit, kurse 2000 emra të shqiptarëve janë hequr nga listat.
Zyrtarët e Serbisë i kanë hedhur poshtë pohimet e këtilla. Zëvendës kryeministri, dhe i dërguar special për Luginën e Preshevës, Nebojsha Çoviq thotë se kjo çështje ka krijuar tensione të panevojshme midis komuniteteve serbe dhe shqiptare në Luginë.
“Çështjet me të cilat përballemi në fazën parazgjedhore janë mjaft të ndieshme. Mendoj se të gjitha komunitetet në këtë zonë duhet gradualisht të hyjnë në fazën e relaksimit”, tha Çoviq.
Riza Halimi, kryetari i komunës së Preshevës dhe lideri i Partisë së Aksionit Demokratik i hedh poshtë argumentet e Çoviqit, se është ndërmarrë gjithçka për të siguruar zgjedhje të lira e të drejta.
“Në përgjithësi, janë të njohura qëndrimet e zotit Çoviq dhe përfaqësuesve tjerë qeveritarë, të cilët ndonjëherë janë të prirur edhe pa argumente t’i kritikojnë partitë politike shqiptare të këtij rajoni. Thjesht, është e qartë se u pengon organizimi i pavarur politik i shqiptarëve”, tha Riza Halimi.
Javën e kaluar, Çoviq dhe Halimi biseduan në Preshevë me ambasadorin amerikan në Jugosllavi William Montgomery dhe Stefano Sannino, ambasadorin e OSBE-së në Beograd.
Sannino tha se duhet krijuar kushte sa më të mira për zgjedhjet, të cilat i vlerësoi si shumë të rëndësishme për rajonin, Serbinë dhe komunitetin ndërkombëtar, për të shtuar se OSBE-ja do të dërgojë 80 vëzhgues.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Montgomery tha se ekstremistët nga pala serbe dhe shqiptare dëshirojnë që procesi të dështojë. “Ne jemi përgatitur për këtë, e presim të ndodhë dhe do t[i kundërvihemi kësaj”, tha ambasadori amerikan, për të shtuar se zgjedhjet duhet të jenë sukses për secilin.
“Ka vërtetë disa çështje të diskutueshme, për të cilat njerëzit punojnë shumë që ti tejkalojnë”, tha Montgomery.