Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata e Hagës ka kërkuar caktimin e një avokati mbrojtës për Sllobodan Millosheviqin, për shkak të problemeve serioze të zemrës.
“Mjekët që përgatitën raportin rekomanduan se Millosheviq duhet të pakësojë volumin e punës”, tha zëdhënësi i Gjykatës së Hagës, Jim Landale.
Millosheviq, i cili akuzohet nga Gjykata e Hagës për 66 vepra penale, përfshirë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid gjatë luftrave në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci, ka hedhur sërish poshtë mundësinë e caktimit të një avokati mbrojtës.
XS
SM
MD
LG