Ndërlidhjet

HAGË


Ish-shefi i shërbimit serb të sigurisë, ka thënë sot në gjykimin e Sllobodan Millosheviçit, se forcat jugosllave nuk patën ndjekur politikën e përzënies së shqiptarëve nga Kosova. Rade Markoviç, dëshmia e të cilit konsiderohej mjaft e rëndësishme për vijimësinë e procesit, u morr në pyetje nga ish-presidenti jugosllav gjatë gjithë paradites.
Në fakt, Markoviç pati mbështetur dje prokurën kur tha se udhëheqja ushtarake dhe policore në Kosovë, gjatë kohës së konfliktit i raportonte drejtëpërdrejtë Sllobodan Millosheviçit.
XS
SM
MD
LG