“Zgjedhjet kanë qenë përgjithësisht në përputhje me standartet ndërkombëtare, megjithatë përmirësimet e mëtejshme janë të nevojshme”, ka deklaruar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, për zgjedhjet e djeshme në tre komunat e Luginës së Preshevës.
Nga Brukseli, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, i vlerësoi zgjedhjet si një “hap i rëndësishëm në procesin e paqes, demokracisë dhe pajtimit”. Ai veçoi se mijëra ushtarët paqeruajtës të NATO-s në rajon “do të vazhdojnë të ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.