Ndërlidhjet

UASHINGTON / JERUZALEM


Shtetet e Bashkuara kanë dënuar atentatin me bomba të organizuar nga grupimi militant Hamas, si pasojë e të cilit humbën jetën shtatë izraelitë dhe u plagosën rreth 80 të tjerë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleçer, tha se presidenti Bush nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme kurse zëdhënësi i ministrisë së Jashtme izraelite, Mark Sofer, e cilësoi atentatin një sulm të tmerrshëm terrorist. ‘Ky është një tjetër akt i neveritshëm i dhunës palestineze, përmasat e tmerrshme të të cilit nuk mund të përshkruhen me fjalë. Termi palestinez po bëhet gjithnjë e më tepër sinonim i fjalës terrorizëm’ – u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite.
XS
SM
MD
LG