Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush u bëri thirrje vendeve arabe, fqinje me Izraelin që të ndihmojnë për kapjen e personave përgjegjës për shpërthimin e djeshëm në Univerzitetin Hebrait në Jerusalem që la të vdekur shtatë persona, bashkë me pesë shtetas amerikanë.
Duke folur në Uashington pas takimit me mbretin e Jordanit, Abdullahu i Dytë, presidenti George Bush tha:
“Jamë po aq i indinjuar sikurse është edhe Izraeli, sepse u morën jetërat e pafajëshme. Megjithë zemërimin tim, akoma besojë se paqa është e mundëshme”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe u bëri thirrje dy palëve që të përqëndrohen në paqen e jo në hakmarrjen.
George Bush përsëriti vendosmërinë e administratës së tij për largimin e presidentit irakian, Saddam Hussein nga pushteti, por theskoi se ushtria nuk është i vetmi mjet për arritjen e atij qëllimi.
XS
SM
MD
LG