Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga Gjeorgjia t’ia dorëzojë Rusisë 7 kryengritësit e arrestuar çeçenë, për të dëshmuar se udhëheqësia e Gjeorgjisë e lufton terrorizmin ndërkombëtar.
Ne do të gjykojmë për seriozitetin e autoriteteve të Gjeorgjisë, atëherë kur këta kriminelë t’i ekstradojë në Rusi, tha Putin.
Presidenti i Gjeorgjisë Eduard Shevardnadze tha se të burgosurit do të ekstradohen vetëm nëse Moska ofron prova të sigurta se ata mund të akuzohen për krime të rënda.
Rusia disa herë e ka akuzuar Gjeorgjinë se forcat e saj kanë dështuar në luftimin e kryengritësve çeçenë në rajonet kufitare të saj.
XS
SM
MD
LG