Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Asamblea e përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara miratoi mbrëmë rezolutën jo-obliguese me të cilën kërkohet tërheqia e menjëherëshme e forcave izraelite nga qytetet palestineze që i kanë riokupuar dhe dënon sulmet kundër civilëve izraelitë dhe palestinezë.
Zyrtarët palestinezë e përshëndetën rezolutën, ata izraelitë e quajtën “të njëanëshme që nuk i kontribuon paqës dhe siguris për dy popujt”, kurse përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, John Negroponte deklaroi: “Projekt rezoluta që na u paraqit nuk ofron shtegdalje apo zgjidhje. Ajo padrejtësisht fokusohet njëanshëm dhe shpërfytyron të arriturat historike në këte proces”, tha përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara që nuk votuan rezolutën.
XS
SM
MD
LG