Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan e kanë dezavuar fjalimin e presidentit të Irakut Saddam Hussein, i cili tha se çdo intervenim kundër shtetit irakien është i “gjykuar të dështojë”.
Zëdhënësi i departamentit të shtetit Philip Reeker lidhur me fjalimin tha: “Edhe një herë është e qartë se komentet e Saddamit janë shfryrje të një diktatori të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar, që sërish dëshmojnë se regjimi i tij as që e ka ndërmend t’i zbatojë obligimet e përcaktuara me rezolutat e Kombeve të Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG