Ndërlidhjet

MOORE: DENACIFIKIMI I SERBISË DHE DEKOLONIZIMI I KOSOVËS


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Kandidati opozitar gjerman Edmund Shtoiber vizitoi Kosovën ku tha se Gjermania nuk mund të ndërmarrë më asnjë mision ushtarak. Çdo të thotë kjo për rolin e Gjermanisë dhe të Unionit Evropian në Ballkan?

PATRICK MOORE
Kur bëhet fjalë për misionet e reja ushtarake ai tha se Gjermania është në kufirin e mundësive të veta. Kjo mbase do të thotë se më nuk do të ketë mbështetje shtesë të Gjermanisë jasht asaj që ata janë duke bërë për misionet siç janë ato në Afganistan, Somali, por edhe në Ballkan. Por, ne e dijmë se Franca dhe Gjermania kanë përsëritur ofertën e Unionit Evropian për të marrë komandën e misionit nga NATO-ja në Maqedoni. Kjo nuk do të thotë shumë, sepse forcat që gjenden atje kryesisht janë të Unionit Evropian, me përjashtim të pranisës së polakëve. Nëse Shtoiber ka vendosur që të mos ketë misionet të reja, shtrohet pyetja nëse ai mendon se edhe marrja e misionit në Maqedoni, pa praninë e amerikane është barrë për Gjermaninë? Këtë nuk e di, sepse duhet pritur se si do të zhvillohen ngjarjet. Personalisht duke lexuar fjalimet e zotit Shtoiber gjatë vitit të fundit kam hetuar se ai është personalitet i fokusuar në politikën e brendshme, me pak ekpseriencë në politikën e jashtme. Rrjedhimisht, duhet pritur. Por një gjë është krejt e qart: gjermanët më nuk do të jenë në rradhët e para të misioneve të reja.

RADIO EVROPA E LIRË
Karl Bildt dhe disa ekspertë amerikanë kanë sugjeruar kyqjen e Beogradit në diskutimet rreth statusit të Kosovës. A është kjo rrugë e drejt për ecje përpara?

PATRICK MOORE
Unë kuptoj logjikën e tyre. Karl Bilt ishte kryeministër i Suedisë dhe ashtu si Hans Hakerup, si skandinav që janë, ata kanë pasur rast të bashkëpunojn me njerëz të arsyeshëm dhe situata të parashikueshme. Por, kur bëhet fjalë për Ballkanin gjërat janë pak më ndryshe dhe nganjëherë habitem kur disa në pjesën veriore të Evropës nuk e kuptojnë se Ballkani është një botë tjetër. Ata dhe disa ekspertë amerikanë për bazë marrin stereotipet e njohura dhe jo situatën specifike në Ballkan. Ç'dua të them me këtë? Situata specifike që kemi këtu konsiston në çështjen që ka dy aspekte – e para ka të bëjë me denacifikimin e Serbisë dhe e dyta ka të bëjë me dekolonizimin e Kosovës. Në botën e pësosur ju sillni të gjitha palët e ndërlikuara në tavolinën e bisedimeve. Por, ne këtu nuk kemi të bëjmë me botë të pësosur. Ne në Kosovë dhe Serbi ballafaqohemi me pasojat e diktaturës fashiste në Serbi që nisi sëpaku katër luftra, shkaktoj vdekjen dhe zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve, duke përfshirë edhe serbët. Rrjedhimisht, këtu nuk mund të bisedohet si në rastin e Unionit tregtar suedez. Kur flas për denacifikimin e Serbisë them se kemi të bëjmë me probleme serioze që kërkojnë përgjegje serioze. Problemet e Serbisë janë varfëria, mungesa e demokracisë, integrimi në institucionet evropiane dhe veriatlantike e shumë gjëra tjera. Gjëja e fundit që serbëve u duhet është imponimin i një agjende nacionaliste në këtë rast në Kosovë. Mendoj se dikush duhet t'i thotë zotit Çoviq dhe miqëve të tij: ne na vjen keq por ju keni humbur luftrat dhe ata që humbin luftrat, dhe veqanërisht ata që i kanë filluar, ata duhet pritur që të humbasin edhe teritore dhe se bisedimet duhet të zhvillohen ndërmjet UNMIK-ut, komunitetit ndërkombëtar, shqiptarëve të Kosovës dhe minoriteteve, duke përfshirë edhe pakicën serbe, por jo edhe Beogradin. Por, pas asaj që ditëve të findit kanë thënë disa ekspertë amerikanë dhe Karl Bilt, zoti Çoviq është bërë më ofanziv. Ai ka kërkuar që UNMIK-u t'i shpjegoi atij, thua se e ka këtë të drejt, përse ka bërë kërkesën për arrestimin e liderit serb në Mitrovicë. Çoviqi publikisht ishte arrogant ndaj zëdhënëses së UNMIK-ut, Sjuzën Manuel, dhe pikërisht kjo ndodh kur njerëzve u bëhet e ditur se do të kenë vendin e tyre në tryezën e bisedimeve! Ata bëhen arrogantë dhe problemet i bëjnë edhe më të rënda. Rrjedhimisht, mendoj se sa i përket denacifikimit të Serbisë botëkuptimi që Beogradi të sillet pranë tryezës së bisedimeve është shumë i gabuar. Aspekti tjetër është dekolonizimi i Kosovës. Në historinë e dekolonizimit nga viti 1945 kur dekolonizimi ishte jo-aq i miqësor nganjëherë forcat koloniale mbanin disa prerogativa ose aranzhmane të caktuara. Për shembull në disa ish teritore amerikane, përkatëisht në disa ishuj të Paqësorit, Uashingtoni është përgjegjës për sigurinë e tyre dhe ata ende shfrytëzojnë dollarin amerikan. Franca ka përgjegjësinë për një formë tjetër të sigurisë dhe financave në disa ish koloni të veta afrikane. Por, kjo nuk është rast me Serbinë dhe Kosovën. Dhe unë mendoj se Kombet e Bashkuara ose Unioni Evropian duhet tu përmbahen disa garancave për të drejtat e minoriteteve në Kosovë, ndërsa Beogradi nuk ka çfarë të kërkoj atje.
XS
SM
MD
LG