Ndërlidhjet

PRISHTINË


Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë të shqetësuara nga mënyra e arrestimit të njërit nga pjesëtarët më të njohur Rrustem Mustafa, tha zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm Muharrem Mahmutaj.
Akuzat kundër tij janë të pa baza, meqë krime dhe gjenocid kanë kryer policia dhe ushtria serbe dhe regjimi i ish presidentit jugosllav Millosheviq, tha Mahmutaj.
Në këtë kuadër, para pak çastesh në Prishtinë ka filluar takimi midis zëvendës komandantit të TMK-së Sulejman Selimit, zëvendësit të shefit të UNMIK-ut Charles Bryshaw dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralit Marceille Valentin.
XS
SM
MD
LG