Ndërlidhjet

LONDËR


Në një raport të Kombeve të Bashkuara thuhet se një shtresë, 3 kilometra e thellë e ka mbuluar Azinë jugore, duke ndikuar në bujqësinë, motin dhe shëndetin e miliona njerëzve.
Shkencëtarët e angazhuar në Programin e Ambientit, thanë se rajoni që shtrihet prej Afganistanit e deri në Sri Lankë, është ndikuar jo vetëm nga pasojat e industrisë dhe lëshimit të gazrave, por edhe nga djegia e pyjeve dhe e mbeturinave bujqësore.
Shkencëtarët thanë se ndotjet e këtilla e kanë reduktuar dritën e Diellit në Tokë për 15 %.
XS
SM
MD
LG