Ndërlidhjet

PRISHTINË


Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë të shqetësuara nga mënyra e arrestimit të njërit nga pjesëtarët më të njohur Rrustem Mustafa, tha zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm Muharrem Mahmutaj.
“Akuzat kundër tij janë të pa baza, meqë krime dhe gjenocid kanë kryer policia dhe ushtria serbe dhe regjimi i ish presidentit jugosllav Millosheviq”, tha Mahmutaj.
Ndërkohë, zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut Derek Chapell tha se i arrestuari Rrustem Mustafa akuzohet për keqtrajtimin, mbajtjen në paraburgim dhe vrasjen e 5 personave.
XS
SM
MD
LG