Ndërlidhjet

RAMALLAH


Fraksionet kryesore palestineze, përfshirë edhe grupin militant islamik Hamas, thanë se do të bisedojnë me administratën e liderit palestinez Yasser Arafat rreth mundësisë për tu dhënë fund sulmeve kundër civilëve në Izrael.
Këshilli ligjvënës palestinez njoftoi se projekt dokumenti i hartuar për ndalimin e sulmeve, do t’i përfshijë të gjitha grupacionet politike, përfshirë Hamasin dhe Xhihadin Islamik.
Propozimi u hartua pas dhunës 22 muajshe që la mbi 2.400 të vrarë, shumica palestinezë.
XS
SM
MD
LG