Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtari i lartë irakian, ministri për Informim, Mohammed Saeed al Sahhaf ka deklaruar se ajo që thuhet se Iraku akoma ka armë për zhdukje në masë “është gënjeshtër” dhe se politika e Shteteve të Bashkuara kundrejt Irakut është “konfuze”.
Në Uashington, zëdhënësi i Stejdepartmentit e ka akuzuar Irakun se nuk pranon inspektorët për armatim të Kombeve të Bashkuara sepse ka diçka për të fshehur.
Zëdhënësi Philip Reeker tha se Shtetet e Bashkuara duan ta bëjnë të sigurtë se Iraku nuk ka armë për zhdukje në masë apo raketa me rreze të gjatë veprimi.
XS
SM
MD
LG