Ndërlidhjet

KRAFORD, TEKSAS


Në paraqitjen e tij javore në radio, presidenti George Bush ka akuzuar Senatin, që udhëhiqet nga shumica demokrate, se po injoron disiplinën fiskale duke u angazhuar për shpenzime të reja në programe jo – urgjente, siç është strehimi publik. Zoti Bush u angazhua për plotësimin e nevojave lidhur me çështje të mbrojtjes dhe të sigurisë së brendshme.
Lideri demokrat, Terry McAuliffe e kundërshtoi administratën aktuale amerikane të republikanëve duke thënë se “George Bushi e trashëgoi ekonominë më të fuqishme në historinë e vendit. Prej se ai e mori presidencën, vazhdoi demokrati McAuliffe, 1.6 milionë amerikanë i humbën vendet e tyre të punës ndërsa deficiti arriti në 160 miliardë dollarë”.
XS
SM
MD
LG