“Arrestimet e fundit të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe eprorëve të lartë të TMK-së janë të motivuara politikisht dhe prekin thellë në vlerat e shenjta të popullit të Kosovës”, tha Komandanti i Shtabit të përgjithshëm të Trupave Mbrojtëse të Kosovës Agim Çeku.
Pas takimit me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Marcellie Valente, dhe zëvendës kryeadministratorin e Kosovës Charles Brashow, Çeku tha se ka kërkuar nga KFOR-i dhe UNMIK-u të ndalet kjo fushatë ndaj TMK-së dhe të merren masa të shpejta për relaksimin e situatës.
“Këto arrestime janë të motivuara politikisht me qëllim që ta kriminalizojnë luftën tonë dhe ta barazojnë fajësinë”, tha gjeneral Agim Çeku.