Ndërlidhjet

KABUL


Afganistani sot e shënoi 83 vjetorin e pavarësisë nga sundimi kolonial britanik.
Manifestimet u mbajtën në stadiumin e Kabulit, me pjesëmarrjen e liderit Hamid Kharzai dhe ish mbretit Zahir Shah, ndërkohë që për sigurinë ishin ngarkuar trupat e Shteteve të Bashkuara.
Afganistani e fitoi pavarësinë në vitin 1919, pas tre luftërave kundër Britanisë së Madhe, në të cilat u vranë mbi 30 mijë ushtarë britanikë.
XS
SM
MD
LG