Ndërlidhjet

PRAGË


Vërshimet e mëdha që e përfshinë Pragën dhe Drezdenin tani e kanë kapluar Gjermaninë qendrore, ku raportohet për 19 viktima në vendbanimet përgjatë lumit Elba.
Qeveria gjermane tha se do të ndajë 7 miliardë euro nga tatimi i vitit të ardhshëm, për të ndihmuar riparimin e dëmeve.
Ujërat e njëjta më parë i goditën pjesë të Pragës dhe qyteteve tjera përgjatë lumit Vëlltava.
Kryeministri i Çekisë Vladimir Spidla tha se dëmet arrijnë në 3 miliardë euro, kurse ministria e mbrojtjes njoftoi se ka anuluar blerjen e 24 aeroplanëve luftarakë.
Komisioni Evropian ka njoftuar se Republika Çeke dhe Sllovakia do të pranojnë ndihma të shumta.
Në Budapest, Danubi ka arritur nivelin maksimal.
Shtërngatat gjithashtu kanë shkaktuar vërshime në fshatrat për rreth qytetit austriak Salcburg.
XS
SM
MD
LG