Ndërlidhjet

BERLIN


Në një shkrim të publikuar sot në të përditshmen Frankfurter Allgemeine Zeitung, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Daniel Coats kritikoi kancelarin gjerman Gerhard Schroeder, për refuzimin e tij për të përkrahur çfarëdo sulmi kundër Irakut. Ambasadori Coats tha se “u kishte thënë bashkëpunëtorëve të afërt të zotit Schroeder se qëndrimi i liderit gjerman kishte shkaktuar pakënaqësi te administrata e presidentit Bush. Gerhard Schroeder në fushatën e tij për zgjedhje të reja në Shtator ishte shprehur kundër pjesëmarrjes së trupave gjermane në ndonjë “aventurë” – siç ishte shprehur ai – për ta rrëzuar Saddam Husseinin.
XS
SM
MD
LG