Ndërlidhjet

RUFI OSMANI: DALJA ME LISTA TË VEÇANTA DREJTPËRDREJT DO TË MARGJINALIZOJ DHE DO TË RELATIVIZOJ POZITËN POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË PARLAMENT


“…të gjitha këto slogane zgjedhore, objektivisht, kanë pak elemente për realizim praktik të tyre duke pasur parasysh kapacitetet mjaft minore ekonomike, politike dhe të sigurisë, të cilat ekzistojnë aktualisht në Maqedoni” – thotë, analisti nga Gostivari, Rufi Osmani.

RADIO EVROPA E LIRË
Para disa ditësh ndërmjet dy ministrave të qeverisë së Maqedonisë u zhvillua një polemikë e rreptë lidhur me aspektetet e procesit zgjedhor. Ministri i drejtësisë akuzoi ministrin e brendshëm për përpjekje të falsifikimeve të listave të votuesve, ndërsa ministri i brendshëm tha se zgjedhësit e përmendur kanë të drejtë të plotë vote. Si i vlersoni ju këto zhvillime?

RUFI OSMANI
Konstatimet që ju i dhatë janë të sakta, tashmë mund të konstatohet se polemika në fjalë bjenë në sipërfaqe skenarin e autoriteteve aktuale qeveritare, që gjatë këtyre
zgjedhjeve me çdo kusht të bëjnë falsifikimin
zgjedhor; të bëjnë falsifikimin zgjedhor kryesisht në
dobi të sllavo-maqedonasve dhe në veçanti në dobi të
partisë sllave në pushtet – VMRO-DPMNE. Mendoj
personalisht se dëshmitë dhe argumentet që i prezentoi
ministri i drejtësisë, Igjet Mehmeti, janë të argumentuara, të dëshmuara. Ato nxjerrin në siperfaqe
që qeveria aktuale, në veçanti partneri sllav në këtë
qeveri, tenton me çdo kusht jo vetëm të rrisë numrin e
zgjedhësve sllavë, por drejtpërdrejt të rrisë edhe
numrin e shtetasve sllavë në Maqedoni, përkundër
faktit që ata nuk kanë të drejtë ligjore. Përkundër
faktit që një devijim i tillë dhe një falsifikim është
në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Mirëpo,
për fat të keq, këto dukuri janë evidente. Unë presë që
dukuri të ngjajshme dhe të natyrave të tjera të kemi
edhe në të ardhmën e afërt, në vecanti në vigjilje të
zgjedhjeve që i kemi në prag.

RADIO EVROPA E LIRË
Tashmë është e qartë se blloku politik shqiptar do të paraqitet me katër parti politike. Disa ekspertë juridikë kanë tërhequr vërejtjen se kjo gjë mund të ndikojë në numrin e tërsishëm të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë. Si e vlerësoni ju këtë situatë apo mbase…
këtë mosgatishmëri të partive politike shqiptare që të
garojnë duke krijuar koalicione parazgjedhore?

RUFI OSMANI: Po, personalisht pajtohem me vlerësimet që ju i përmendët në emër të analistëve të caktuar. Mendoj se ky është një gabim mjaft i madh politik. Ky gabim do të ketë si pasojë humbjen e së paku pesë deri në tetë mandate politike të deputetëve shqiptarë dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejt do të margjinalizoj dhe
do të relativizoj pozitën politike të shqiptarëve në
Parlament. Dhe në veçanti këtë pozitë do ta bëjë mjaft
inferiore në kombinatorikat eventuale që do të jenë
pas zgjedhjeve për konstituimin e qeverisë së re.
Mendoj se në këtë drejtim, pikërisht bartësit e idesë
për themelimin e këshillit politik shqiptar, këshillit
koordinues, këshillit i cili për bindjen time që në
atë kohë ka qënë një ide mjaft naďve politike dhe
praktikisht e parealizueshme pasi që dy subjektet kyçe
që de fakto e bënë këtë këshill e që më vonë, do kisha
thënë në heshtje e minuan. Ish UÇK-ja dhe aktualisht
BDI-ja dhe në veçanti PDSH-ja në krye me Xhaferin do
të bartin përgjegjësinë kyçe dhe kryesore pse
shqiptarët do të dalin mjaftë të parcializuar dhe në
masë të madhe dalin të parçarë me katër lista
zgjedhore. Dhe në këtë mënyrë ato duke garuar për së
tepermi ndërmjet veti do të humbin betejën politike
në raport me partnerin maqedonas, partner i
cili për fat të keq edhe më tutje do të ketë shumicën
në Parlamentin e ardhshëm të Maqedonisë.

RADIO EVROPA E LIRË
Siç thamë, partitë politike tashmë po e
zhvillojnë fushatën e tyre. Sipas mendimit tuaj çka u
ofrojnë ato qytetarëve të Maqedonisë dhe a do të mund
t’i realizojnë premtimet që po i japin?

RUFI OSMANI
Po, personalisht, nga pozicioni i një analisti
të pavarur do të kisha thënë se kjo fushatë elektorale
karakterizohet me disa veçori dalluese.
Në njërën anë kemi tandemin PDSH-VMRO, të cilët
nëpërmjet një radikalizmi verbal propagandistik, me elemente të skajshme të një nacionalizmi primitiv, tensionojnë dukshëm atmosferën elektorale.
Në njërën anë, protagonistët kryesorë të PDSH-së
Flasin për të drejtën e shqiptarëve për të krijuar Shqipërinë etnike, mirëpo askund nuk përmendin mënyrën, rrugën dhe kapacitetet që shqiptarët i kanë për të realizuar një ide të tillë madhore në kontekst të proceseve integrative. Dhe në anën tjetër, partneri i tyre
strategjik, VMRO-ja, duke luftuar kryesisht idenë e
pavarsisë së Kosovës, duke rishfaqur edhe një herë
gjoja rrezikun për rifillimin e kryengritjes së
armatosur shiptare, tash nën firmën e ushtrisë së
Iliridës dhe duke ofruar alternativën e dëbimit të
shqiptarëve në Adriatik, krijojnë tensione në palën
sllave dhe në rrafsh me shqiptarët.
Dhe, në këtë mënyrë, ne nga këto dy parti që
aktualisht janë në qeverisje kemi një radikalizëm të
koordinuar, kemi një ekstremizëm gjithashtu të
koordinuar me të vetmin qëllim që nëpërmjet kësaj
karte të provojnë të rifitojnë zgjedhjet, pasi që janë
të vetëdishme që e kanë humbur kredibilitetin tek
zgjedhësit alternativë. Në anën tjetër, është simptomatike në veçanti fushata e partisë së dalë nga ish UÇK-ja, BDI-ja, e cila kryesisht cakun e vet zgjedhor e lidhë vetëm me
realizimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit, që
personalisht mendoj se është një objektiv i gabuar,
sepse kjo marrëveshje mund të jetë vetëm një
marrëveshje e përkohshmë. Sepse kjo marrëveshje nuk
ekuilibron pozitën e shqiptarëve në sistem dhe në
veçanti nuk e ka instaluar të drejtën e vetos në
strukturimin shtetëror dhe në politikën shtetërore dhe
nacionale. Sido që të jetë, partitë e tjera për kartë
të tyre zgjedhore kryesisht kanë çështjen e papunësisë,
kanë çështjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe
të kontrabandës. Dhe personalisht mendoj se të gjitha
këto sllogane zgjedhore, objektivisht marrë, kanë pak
elemente për realizim praktik të tyre duke pasur
parasysh kapacitetet mjaft minore ekonomike, politike
dhe të sigurisë, të cilat ekzistojnë aktualisht në
Maqedoni.
XS
SM
MD
LG