Ndërlidhjet

BAGDAD


Terroristi palestinez, Abu Nidal ka vrarë veten në Bagdad, derisa autoritetet përgatiteshin ta marrin në pyetje, pasi ishte zbuluar prania e tij në ate vend, ka sqaruar shefi i shërbimit sekret irakian, Taher Habbush.
Habbush tha se Abu Nidal, që ka patur emrin e vërtetë Sabri al-Banna, kishte hyrë ilegalisht në Irak me pasaportë të falsifikuar jemenase.
Grupi i Nidalit konsiderohej përgjegjës për shumë sulme kundër caqeve të Lindjes së Mesme, atyre evropiane dhe amerikane me ç,rast janë vrarë qindra njerës, përfshirë edhe zyrtarë palestinezë.
XS
SM
MD
LG