Ndërlidhjet

BISHEK


Gjenerali i Shteteve të Bashkuara, Tommy Franks arriti në Kirgistan që të diskutojë me liderët kirgisë bashkëpunimin ushtarak.
Tommy Franks, komandant i forcave amerikane në Afganistan, Azinë Qendrore dhe në Gjirin Persik, ka biseduar me presidentin Askar Akayev dhe do të takojë edhe ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Këshillit të sigurisë kombëtare.
Gjenerali Franks do të vizitojë edhe bazën ushtarake në aeroportin e Manasit ku ndodhen rreth 2.000 ushtarë nga disa vende të koalicionit ndërkombëtarë anti-terrorist.
XS
SM
MD
LG