Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani sot i ka mbrojtur ndryshimet kushtetuese, të cilat e zgjërojnë pushtetin e presidentit Pervez Musharraf.
Amandamentet i mundësojnë presidentit aktual të shpërndajë parlamentin, të caktojë kreun ushtarak dhe të mbikqyrë formimin e një qeverie të re në zgjedhjet parlamentare të tetorit.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Aziz Khan tha se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara që i kanë kririkuar këto hapa nuk kanë qenë të njoftuar me gjendjen.
Komentet i paraprinë vizitës së nesërme në Pakistan të zëvendës sekretarit amerikan të shtetit Richard Armitage.
Gjithashtu sot, Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshjen me Pakistanin për konsolidimin dhe ristrukturimin e borxhit prej 3 miliardë dollarëve që i ka Islamabadi.
XS
SM
MD
LG