Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani sot i ka mbrojtur ndryshimet kushtetuese, të cilat e zgjërojnë pushtetin e presidentit Pervez Musharraf.
Amandamentet i mundësojnë presidentit aktual të shpërndajë parlamentin, të caktojë kreun ushtarak dhe të mbikqyrë formimin e një qeverie të re në zgjedhjet parlamentare të tetorit.
Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Philip Reeker tha se Shtetet e Bashkuara do të mbeten plotësisht të angazhuara rreth Pakistanit, krahas përpjekjeve të Islamabadit për vendosjen e pushtetit demokratik.
NC 082319
“Ne besojmë se është me rëndësi vitale rivendosja e pushtetit civil demokratik në Pakistan, dhe jemi të shqetësuar se vendimet e fundit të presidentit Musharraf do ta vështirësojnë ndërtimin e institucioneve demokratike në Pakistan”, tha Reeker.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Aziz Khan tha se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara që i kanë kritikuar këto hapa nuk kanë qenë të njoftuar me gjendjen.
Po sot, Shtetet e Bashkuara e nënshkruan një marrëveshje me Pakistanin për konsolidimin dhe ristrukturimin e borxhit prej 3 miliardë dollarëve që i ka Islamabadi.
XS
SM
MD
LG