Ndërlidhjet

HAGË


Ish presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviq u kthye sërish në bankën e të akuzuarit në Tribunalin e Hagës pas pauzës një muajshe që i dha kohë të shlodhet pasi një raport mjekësor tregonte se ai vuante nga shqetësime në zemër.
Millosheviq dëgjoi dëshminë e Sadik Xhemajlit i cili tha se kishte parë ushtarët serbë kur kishin masakruar shqiptarë në fshatin Izbicë të Kosovës në mars të vitit 1999.
Xhamajli tha se trupat serbe vranë 39 burra dhe mblodhën një grup tjetër për ti egzekutuar dhe se Ai vetë kishte ndihmuar më vonë për varrimin e 127 të ekzekutuarve.
Millosheviq ka thënë se në Izbicë nuk ka patur masakër dhe se dëshmitari ka fabrikuar rrëfimin duke përsëritur edhe njëherë se nuk njeh autoritetin e Tribunalit për ta gjykuar ate.
XS
SM
MD
LG