Ndërlidhjet

NESHVILL/TENESI


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Dick Cheney thotë se armët për zhdukje në masë në duart e rrjeti terrorist apo diktatorëve vrasës, apo dë dyja në bashkëveprim, “ paraqesin kërcënim aq të madhë sa që nuk mund të imagjinohet dhe prandaj rreziku nga mosveprimi është shumë më i madh se sa rreziku i veprimit”.
Cheney tha para veteranëve ushtarakë në Neshvill se “ndërrim regjimi në Irak do ti sillte shumë mirësi rajonit” dhe paraqiti qëllimet e Shteteve të Bashkuara.
“Qëllimi ynë do të jetë një Irak me integritet territorial, një qeveri që është demokratike dhe pluraliste, një vend ku do të njihen dhe mbrohen të drejtat njerzore të çdo grupi etnik e fetar.Në ate vend të trazuar gjithkush që kërkon drejtësi dhe dinjitet dhe një shansë që të jetojë jetën e tij duhet ta dijë se ka një mik dhe aleat në Shtetet e Bashkuara” , tha nënpresidenti amerikan.
XS
SM
MD
LG