Ndërlidhjet

JOHANESBURG


Shtetet e Bashkuara kanë mbrojtur të arriturat e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm në samitin e Johanesburgut, pas kritikave nga vendet evropiane dhe atyre në zhvillim.
Udhëheqësja e delegacionit amerikan, Paola Dobriansky i portretoi Shtetet e Bashkuara si “lider” në promovimin e zvillimit.
“Shtetet e Bashkuara janë lider Botërorë në zhvillimin e qëndrueshëm. Asnjë vend nuk ka dhënë kontribut më të madh dhe më konkret për zhvillimin e qëndrueshëm”, ka thënë zyrtarja amerikane.
Këto komente janë bërë në kohën kur Uashingtoni ka shpallur një varg projektesh ndërkombëtare me qëllim të luftimit të urisë dhe për të qenë më afër ujit dhe energjisë.
XS
SM
MD
LG