Ndërlidhjet

HAGË-BANJA LUKË


Zyrtarët e Tribunalit të Hagës i cilësuan “të rrejshme dhe shokante” pretendimet e një raoporti të komitetit qeveritar të Entitetit të serbëve të Bosnjës që thotë se në Srebrenicë nuk kishte masakër, veçse ishin vrarë nja 2.000 ushtarë myslimanë në luftime me trupat serbe.
Duke komentuar këto pohime , zëdhënësi i Tribunalit, Jim Landle i deklaroi radios Evropa e Lirë:
“Çfarëdo pretendimi se numri i viktimave pas rënies së Srebrenicës të ketë qenë rreth 2.000, e shumica të vrarë në betejë, është apsolutisht shokant e falso dhe në kundërshitim me të gjitha provat e mbledhura dhimbëshëm në hetimet e kësaj tragjedie”.
Raportet e hetimeve të deritashme dhe dëshmitarët thonë se në Srebrenisë nga forcat serbe u masakruan afro 8.000 burra e djem myslimanë.
XS
SM
MD
LG