Ndërlidhjet

JOHANESBURG


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan tha se është i kënaqur me rezultatat e samitit për Tokën në Johanesburg që miratoi planin e aksionit, i cili synon të përmirësojë jetën e më të varfërve të rruzullit dhe të sanojë dëmtimet ekologjike.
“Jamë i kënaqur me rezultatet, por më e rëndësishme është jo ajo që ndodhi në sallën e konferencës por ajo që duhet bërë kur do të kthehemi prap në shoqëritë tona që të përpiqemi t,i sendërtojmë në praktikë këto angazhime dhe ide”, tha Koffi Annan në mbyllje të samitit.
Plani bën thirrje për ratifikimin e Protokollit Kjoto për mbrojtjen e klimës, ndërprerjen e shterrimit të resurseve detare dhe kursimin e Planetit dhe jetës së gjallesave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG