Ndërlidhjet

SHKUP


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana do të takohet sot me zyrtarët më të lartë të Shkupit.
Bisedimet do të fokusohen në zhvillimet rreth procesit paqësor në Maqedoni.
Vizita e Solanës realizohet në mesin e tensioneve të shtuara ditëve të fundit në këtë ish republikë jugosllave.
Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë përmes një komunikate ka njoftuar se dje, disa persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj patrullës kufitare maqedonase në karakollin Bllacë e Poshtme. Pas incidentit, në të cilin nuk ka patur të lënduar, sulmuesit janë larguar në drejtim të Kosovës, thuhet në njoftimin e ministrisë maqedonase të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG