Ndërlidhjet

KAIRO


Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Musa, sot ka tërhequr vërejtjen se aksioni ushtarak kundër Irakut “do t’i hapte dyert e ferrit” në Lindjen e Mesme.
Në përfundimin e samitit dy ditësh të Ligës Arabe në kryeqytetin e Egjiptit, Musa tha se vendet arabe do të vazhdojnë të punojnë për të shmangur një konfrontim ushtarak në rajon.
Në samitin, ministrat e jashtëm njëzërit e miratuan rezolutën kundër çfarëdo sulmi ndaj Irakut apo ndonjë vendi tjetër arab.
XS
SM
MD
LG